Sot është varrosur Sabit Zejnullahu, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu, raporton InLajmi.
I ndjeri ka ndërruar jetë mbrëmë, ku lajmin e ka bërë të ditur mbesa e tij Floreta Zejnullahu, përmes një postimi në profiln e saj në Facebook.
Ai u varros sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Lladoc të Podujevës, në varrim morën pjesë një numër i madhë i njerëzve, ku në mesin e tyre mori pjesë edhe ish-deputeti e poashtu ish-pjesëtari i UÇK-së Daut Haradinaj. /InLajmi/