Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për vdekjen e babait të heroit Hakif Zejnullahu, përcjell InLajmi.
Bulliqi, babain e Hakifit, Sabitin e ka quajtur veprimtar të dalluar të çështjes kombëtare.
‘’Familjes Zejnullahu, farefisit dhe gjithë atyre që e kanë njohur, ju shpreh ngushëllime të sinqerta!’’, ka shkruar Bulliqi.
Ndryshe, Hakifi, është vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje dhe pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e bacit Sabit Zejnullahu. Baci Sabit ishte njeri fort i dashur, i urtë e punëtor.
Ishte babai i heroit Hakif Zejnullahu edhe vetë ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.
Familjes Zejnullahu, farefisit dhe gjithë atyre që e kanë njohur, ju shpreh ngushëllime të sinqerta!/InLajmi/