Kryetari i Skenderajit, Fadil Nura ka mbajtur takim me “Ekzekutivin Komunal”, konkretisht me drejtorët e komunës, për të mbikëqyrur zbatimin e punëve, përcjell InLajmi.
Nura njofton se takimi i mbajtur ishte me qëllim që të mbikëqyret zbatimi i punëve nga drejtorët e komunës dhe të diskutohet për detyrat që kanë marrë për mandatin e tyre të përbashkët.
“Bashkërisht, me përkushtim maksimal do të përmbyllim vitin fiskal, dhe përgjegjshëm t’i adresojmë çështjet që dalin nga kërkesat e qytetarëve dhe problemet e fundvitit, në çdo kohë”, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Në takimin e sotëm me Ekzekutivin Komunal, respektivisht me nënkryetarin Lushtaku dhe drejtorët e Komunës, për të mbikëqyrur zbatimin e punëve dhe angazhimeve të secilës drejtori mbi detyrat që kemi marrë për mandatin tonë të përbashkët.
Bashkërisht, me përkushtim maksimal do të përmbyllim vitin fiskal, dhe përgjegjshëm t’i adresojmë çështjet që dalin nga kërkesat e qytetarëve dhe problemet e fundvitit, në çdo kohë. /InLajmi/