Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar së sot rreth orës 14:47 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet së është vetëvrarë një i paraburgosur, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se më të kuptuar rastin intervenimi ka qenë i menjëhershëm nga stafi korrektues dhe i atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.
I ndjeri thuhet se ka pasur në vazhdimësi probleme mendore dhe se ka qenë duke u trajnuar nga mjeku i burgut psikiatri dhe psikologu.
Lidhur me rastin zyrtarët përgjegjës kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe prokurori kurse SHKK ka filluar procedurat hetimore dhe ato administrative.
Njoftim i plotë i Shërbimit Korrektues të Kosovës pa ndërhyrje:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:47 në Qendrën e Paraburgimit Prizren, i paraburgosuri me inicialet F.I, i lindur më 1987, ka ndrruar jetë, dyshohet si pasoj e vetvarjes në dritaren e banjos së dhomës.
Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.
Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.
Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.
Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendres së Paraburgimit Prizren ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. /InLajmi/