Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot më i ftohtë dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore -malore priten reshje shqote e bore. Në mbrëmje reshje shqote bore priten edhe nëpër disa ultësira të Kosovës.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje shqote e bore.
Të Martën na pret ditë e vërtetë dimërore. Në Kosovë priten reshje bore dhe erëra të ftohta veriore. Në viset tjera priten reshje lokale shiu e bore varësisht nga rajoni në rajon. Pasdite pritet që reshjet të pushojnë në disa rajone.
Të Mërkurën na pret mot mjaft i ftohtë dhe me acar sidomos në mëngjes. Reshje atmosferike nuk priten, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e enjta pak më ngrohtë, ndërsa pasdite priten reshje të reja shiu. Në viset malore reshje të reja bore
