Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime familjes Zejnullahu pas vdekjës së Sabit Zejnullahut, babait të heroit Hakif Zejnullahut, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit e ka pranuar më shumë dhimbje të madhe, ai ka përshkruar figurën e Zejnullahut dukë thënë së ishte i palodhshëm dhe nuk ka kursyer asgjë në rrugëtimin për realizimin e aspiratave të popullit kosovar.
Konjufca ka thënë se do ta kujtojmë më krenari e respekt punën e kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
E nderuara famijle Zejnullahu,
Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit.
Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam Atdheun. Gjithmonë ishte i palodhshëm dhe i pakursyer në rrugëtimin e realizimit të aspiratave të popullit tonë.
Do ta kujtojmë me krenari e respekt punën dhe kontributin e Tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Me konsideratë të lartë,
Glauk Konjufca
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës /InLajmi/