Klubi i zhytjes “Trepça” në Mitrovicë, pas vërshimeve aktuale dhe që parashikohen të ndodhin në këtë javë, janë shprehur të gatshëm për intervenim që t’iu dalin në ndihmë qytetareve, përcjell InLajmi.
Nga klubi kanë shprehur gatishmëri 24 orë për çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë, ku kanë thënë se mos të hezitojnë t’i kontaktojnë.
Përndryshe zhytësit nga Mitrovica kanë shkruar se janë gjithmonë në shërbim të çdo qytetari.
Njoftimi i plotë i Klubit të Zhytjes Trepça:
Qytetarë të dashur
Jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha që priten ket javen e fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale
Ne si klub i zhytjes ju njoftojmë se jemi të gatshëm 24 orë për të intervenuar, çdo qytetar që ka nevojë të mos hezitoj, të na kontaktojnë.
Gjithmonë në shërbimin e çdo qytetari
Mirëmbetshi. /InLajmi/