Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Vushtrrisë nga Xhafer Tahiri tek Ferit Idrizi, raporton InLajmi.
Në ceremoninë inauguruese të Kuvendit të të Komunës së Vushtrrisë, kryetari i ri i kësaj komune Ferit Idrizi është betuar para qytetarëve.
‘’Unë Ferit Idrizi betohem solemnisht se do t’i kryej detyrat e mija dhe do t’i ushtroj kompetencat e mija si kryetar i komunës së Vushtrrisë, me nder besnikëri në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë. Betohem!.’’, tha Idrizi./InLajmi/