Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar për pensionimin e xhudistes së njohur kosovare, Majlinda Kelmendi, përcjell InLajmi.
Me këtë rast, Çeku ka falënderuar Kelmendin, duke i uruar shëndet e mbarësi, në të ardhmen si trajnere e xhudos.
Çeku e ka quajtur Majlindën ‘’Çika jonë e artë’’.
Postimi i plotë i tij:
Çika jonë e artë sonte mbylli karrierën e saj si sportiste aktive. Majlindës iu nda Urdhri “Shotë Galica” nga Presidentja Vjosa Osmani. Tani e tutje, ajo i bashkohet trajnerit të kalibrit botëror Driton Kuka në edukimin e kampionëve të ardhshëm të Kosovës.

Faleminderit kampione, paç shëndet e mbarësi, të uroj suksese të radhës si trajnere./InLajmi/