Një 55-vjeçare nga Fieri e prekur nga koronavirus ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Janë kryer 1796 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 328 qytetarë, në këto bashki:
115 në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnje, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, Krujë, Kukës, nga 4 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Shijak, Kuçovë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Mat, Kamëz, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Tepelenë, Korçë, Dimal, Peqin, nga 1 qytetar në Patos, Vorë, Mirditë, Has.
Janë 6.382 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet për koronavirus po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar, transmeton Top Channel.
Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192.238 që nga fillimi i epidemisë.