Në sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar një protestë kundër dhunës dhe vrasjes së grave nga Qendra e Artit “Artpolis”, raporton InLajmi.
Protesta është organizuar me moton “Boll ma”.
“Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale” thuhet në pllakatën e protestueseve.
Ajo çka bie në sy gjatë kësaj proteste është lyerja e fytyrës me ngjyrë të kuqe nga protestueset që simbolizon “shenjat e dhunës”.
Me anë të kësaj proteste gratë iu bënë thirrje institucioneve që të reagojnë lidhur me këto raste. /InLajmi/