Policia e Kosovës ka bërë yë ditur se gjatë kontrollimit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” tek një i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 41 fishekë, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se pas kësaj me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedura të rregullta.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
ANP, Adem Jashari 04.12.2021 – 02:00.Gjatë kontrollit në trup, te i dyshuari mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar 41 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregulltë. /InLajmi/