Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do të marrë vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shpejtë, derisa sulmon Beogradin zyrtar”.
Sipas tij, kjo pritet të ndodhë “derisa Kurti vazhdon ta sulmojë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shkak të bashkëpunimit me Rusinë”.
”Reputacioni ynë në arenën ndërkombëtare është ndërtuar nga politika e besueshme dhe e përgjegjshme e presidentit Vuçiq dhe nuk mund të lëkundet nga asgjë, më së paku nga intervistat dhe pamfletet politike të porositura të Kurtit”, tha Petkoviq duke iu referuar edhe një interviste të sotme të kryeministrit kosovar dhënë për median malazeze Popjeden, shkruan media serbe B92.
Reagimet e Petkoviq erdhën pas raportimit se kryeministri Albin Kurti ka shtyrë vizitën e tij të paralajmëruar në nëntor për në Amerikë, për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Derisa edhe vetë Albin Kurti sot është deklaruar pë media ku tha se në fillim të vitit 2022 do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se agjendën nuk e bëri publike.