Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar për vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se Dole ka luftuar me të gjitha forcat kundër okupimit dhe të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë.
‘’Pusho në paqe Senator Dole!’’, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë i tij:
Miku i madh i shqiptarëve, senatori Bob Dole paska ndërruar jetë. Senatori Dole, ishte në krah dhe në mbështetje të Kosovës në ditët më të rënda. Ai luftoi me të gjitha forcat kundër shtypjes, okupimit dhe të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë. Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole. Senatori Dolë është hero i SHBA-së dhe i Kosovës. Pusho në paqe Senator Dole!/InLajmi/