Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Prizreni ka bërë të ditur se me datën 2 dhejtor vajza e tij e mitur i është larguar nga shtëpia, përcjell InLajmi.
Burri nga Prizrenit ka bërë të ditur se vajza kishte shkuar në shtëpinë e një femre, ku me ç’rast ka zhvilluar marrdhënje seksuale me një burrë të moshës madhore.
Nga policia u bë e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, pas kontrollit mjekësor të vajzës, i dyshuari është liruar në procedura të rregullta.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prizren 02.12.2021-17:30. Me 04.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar te shtëpia e një femre, me ç’rast ka zhvilluar marrdhënje seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës madhore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima pas kontrollit mjekësor është kthyer në familje ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë. /InLajmi/