Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka vizituar familjarët e viktimave, që humbën jetën tragjikisht në aksidentin me autobus në Bullgari, përcjell InLajmi.
“Isha për të lehtësuar dhe ndarë dhembjen me ta, bashkë me nderimin pranë varreve të familjarëve të tyre”, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot isha pranë vëllezërve tanë, familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë që ndodhi në Bullgari.
Isha për të lehtësuar dhe ndarë dhembjen me ta, bashkë me nderimin pranë varreve të familjarëve të tyre.
Paqim gjithmonë mëshirën e Zotit të Madhërishëm e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta! /InLajmi/