Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shqiptuar 383 tiketa për mos respektimin e masave anti-Covid në vend, ndërsa 1.522 tiketa janë shqiptuara në trafik, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar 44 aksidente trafiku, nga këto një me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.
Policia gjithashtu ka arrestuar 15 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
Aksident trafiku me të lënduar | 12 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 31 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1522 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 383 |
Persona të arrestuar | 15 |
Persona në mbajtje | 10 |
Persona në ndalim policor | / |
Persona në vuajtje të dënimit | 4 |