Njerëzit i kanë kushtuar gjithnjë mjaft kujdes dhe përpjekje paraqitjes së tyre, shkruan InLajmi.
Edhe kur njerëzit veshnin rroba të ngjashme në qytetet anembanë botës, përsëri shumëllojshmëria është shumë e madhe, që nga fustanet e nusërisë, aksesorët e modës, rekuizatat teatrore e deri tek uniformat ushtarake, veshjet tradicionale apo ato fetare.
Kurora e argjendtë
Provinca, Guizhoi, Kinë
Në raste festash, gratë e popullit miajo mbajnë bizhuteri të mrekullueshme prej argjendi.
Mbreti me perla
Londër, Angli
Kokni-t (njerëz nga pjesa lindore e Londrës) i zbukuronin rrobat e tyre me kopsa prej perle. Sot “mbretërit dhe mbretëreshat me perla” mbledhin para për bamirësi.
Qejfliu me maskë
Svabia, Gjermani
Në Gjermaninë jugore dhe Alpe karnevalet e Fasnatch festohen me maska të çuditshme dhe kostume me fjongo.
Nusja pikturë
Kosovë, Maqedoni
Në rajonin e malit të Sharrit, nuset e komunitetit të torbeshëve i pikturojnë fytyrat për fat.
Qepje për sfilatë
Paris, Francë
Modele të modës së lartë parakalojnë në sfilatë në qytetet e njohura të modës si Parisi, Milano, Nju-Jorku e Londra.
Kërcimtarja e tempullit
Tailandë
Kërcimtarët e hirshme të tailandës veshin kostume dhe kurora të bukura.
Malësori me pendë
Gunea e re papua
Pendë, kostume dhe ngjyra mbahen ende në festat e fisit, në malet e Guinesë së Re Papua.
Luftëtari haka
Zelandë e Re
Haka-t janë valle tradicionale të maorëve, që kërcehen edhe dot në raste ceremoniale. Maorët me rang të lartë mbanin tatuazhe të ndërlikuara në fytyrë.
Në maje të këmbalecëve
Mali
Në varrimet e popullit dogon marrin pjesë valltarë me maska dhe kostume disa prej të cilëve hipin në këmbalecë të lartë. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel