• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kryeministri Kurti vizitoi sektorin kundër dhunës në familje në Policinë e Kosovës

J G nga J G
5 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kryeministri Kurti vizitoi sektorin kundër dhunës në familje në Policinë e Kosovës
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Kurti ka vizituar sektorin kundër dhunës në familje, ku u bisedua në lidhje me eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, përcjell InLajmi.

Përkushtimi institucional për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje, si dhe veprimet konkrete nga Policia e Kosovës, ishin në qendër të vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në sektorin kundër dhunës në familje.

Kurti ritheksoi se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë publike e shoqërore andaj duhet edhe reagimi i të gjithëve.

Në vizitën e realizuar së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala, njëherit koordinatore nacionale kundër dhunës në familje, dhe me udhëheqësen e Agjencisë për Barazi Gjinore në zyrën e kryeministrit, Edi Gusia, kryeministri u njoftua nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Operativë i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, rreth angazhimit dhe planeve për parandalimin e dhunës në familje.

Gjatë takimit u theksua se është shumë e rëndësishme që autoritetet përkatëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës, të ofrojnë shërbime adekuate në mbështetjen dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave në rrezik dhune, veçanërisht në rrethana rënduese kur viktimat mund ta kenë edhe më të vështirë të kërkojnë ndihmë.

Njoftimi i plotë nga zyra e kryeministrit Albin Kurti:

Përkushtimi institucional për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje, si dhe veprimet konkrete nga Policia e Kosovës, ishin në qendër të vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Sektorin kundër Dhunës në Familje.

Duke qenë se Policia e Kosovës është një nga institucionet kyçe në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me qytetarë dhe bashkërendimit të aktiviteteve me të gjithë akterët relevantë, të cilët në forma të ndryshme ofrojnë ndihmë dhe shërbime për viktimat e dhunës në familje, për të dëshmuar zero tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Duke folur për rëndësinë e raportimit të rasteve, ai ritheksoi se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë publike e shoqërore, andaj duhet edhe reagimi i të gjithëve.

U bisedua për rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucionet relevante si: Policia e Kosovës, prokuroria, gjykatat, mbrojtësit e viktimave, qendrat për punë dhe mirëqenie sociale, strehimoret dhe organizatat e grave që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, e që përbëjnë zinxhirin kryesor të mbrojtjes dhe mbështetjes për viktimat.

Në vizitën e realizuar së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala, njëherit Koordinatore nacionale kundër dhunës në familje, dhe me udhëheqësen e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryeministri u njoftua nga Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Operativë i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, rreth angazhimit dhe planeve për parandalimin e dhunës në familje.

Ai konfirmoi se Policia e Kosovës është e përkushtuar në trajtimin profesional të rasteve të dhunës në familje, duke i trajtuar me prioritet dhe profesionalizëm, bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës.

Të dhënat policore tregojnë se dhuna në familje viteve të fundit ka shënuar rritje, mirëpo ne konsiderojmë se kemi të bëjmë me rritje të vetëdijesimit të qytetarëve për të raportuar rastet e dhunës në familje si dhe rritje të besueshmërisë ndaj Policisë së Kosovës për raportim, u tha në takim.

U theksua se është shumë e rëndësishme që autoritetet përkatëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës, të ofrojnë shërbime adekuate në mbështetjen dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave në rrezik dhune, veçanërisht në rrethana rënduese kur viktimat mund ta kenë edhe më të vështirë të kërkojnë ndihmë.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarët nga Policia e Kosovës: Drejtori i Departamentit të Operacioneve, z. Gazmend Hoxha, Drejtori i Departamentit për Hetime, z. Arben Paçarizi, Drejtorja e Departamentit për Burime Njerëzore, znj. Taibe Canolli-Brajshori, Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse ,z. Fatmir Bajrami, Shefi i Stafit të Drejtorit të Përgjithshëm, Major Muhamet Berisha, Shefi i zyrës për informim dhe marrëdhënie me publikun, Major Baki Kelani, nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Major Ramadan Ahmeti, nga Sektori Kundër Dhunës në Familje, Kapiten Arsim Shala, Shefja e Sektorit për Parandalim të Delikuencës së të Miturve, Kapitene Nilgyn Kosova, si dhe zyrtarë të tjerë të sektorit kundër dhunës në familje. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiAlbulena HaxhiuDhuna ndaj grave dhe vajzavePolicia e KosovësXhelal Sveçla
Postimi i mëparshëm

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova shpërblehen me dekoratë

Postimi tjetër

Disa ide se çfarë të vishni gjatë sezonit të dimrit

Të ngjajshme Postime

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve
KRYESORE

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik
KRYESORE

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative
KRYESORE

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”
KRYESORE

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Postimi tjetër
Disa ide se çfarë të vishni gjatë sezonit të dimrit

Disa ide se çfarë të vishni gjatë sezonit të dimrit

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu