Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar në lidhje me vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka shkruar se Dole ishte mik i madh i Kosovës, i cili parreshtur ka mbështetur rrugën tonë drejt lirisë.
‘’Senatori Dole ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Thellë i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Bob Dole, mikut të madh të Kosovës dhe popullit tonë, i cili parreshtur mbështeti rrugën tonë drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme.
Senatori Dole ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi. Ai do të na mungojë, por trashëgimia e tij do jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë sovran./InLajmi/