Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka reagur për vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole, përcjell InLajmi.
Konjufca ka thënë se Kosova ka humbur një mik të madh, duke kujtuar vizitën e tij në vitin 1990.
Tutje ai ka shkruar se Bob Dole ishte përkahës i madh i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, duke punuar deri në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kosova sot humbi një mik të madh, ndërsa bota një luftëtar të paepur për lirinë dhe demokracinë globale. Bob Dole, senatori dhe lideri republikan në SHBA, vizitoi Kosovën në vitin 1990.
Kjo vizitë historike alarmoi komunitetin ndërkombëtar për gjendjen e vështirë dhe shkeljen brutale të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Senatori Bob Dole ishte përkahës i madh i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, si dhe punoi me përkushtim deri në çastet e fundit të jetës për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Në këto momente të dhembjes, zemrat tona bashkëndjejnë me familjen Dole dhe popullin amerikan.
Prehu në paqe miku ynë i madh!/InLajmi/