Federata e Futbollit e Kosovës i është bashkuar nismës se Ministrisë së Drejtësisë, duke u bërë pjesë e fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Federatës së Futbollit është bërë e ditur se në derbin e javës së 17-të të BKT Superligës, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, futbollistët e të 2 skuadrave, trajnerët dhe gjyqtarët kanë pasur nga një shenjë me ngjyrë të portokallët në faqe për ta mbështetur këtë fushatë sensibilizuese.
‘’Futbolli për të gjithë!’’, thuhet në njoftimin e tyre./InLajmi/