Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole, përcjell InLajmi.
“Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të madh”, tha ai.
Tutje Dugolli u shprehu ngushëllime të afërmeve, miqve dhe të dashurve të Dole.
Postimi i plotë i tij:
Shumë i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Dole.
Ne i bashkohemi SHBA-së në zi për humbjen e një shërbyesi të shquar publik dhe një miku të vjetër të Kosovës.
Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe të dashurit e tij. /InLajmi/




















