Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka thënë se SHBA-ja e humbi një patriot të vërtetë dhe Kosova humbi një mik të madh.
‘’Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci’’,ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Pusho në paqe Senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë; Kosova humbi një mik të madh.
Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë./InLajmi/