Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me hoxhë Halil Kastrati, po e vazhdon avazin, për të bërë punë të mira, raporton InLajmi.
“Jetimat e Ballkanit” së bashku me Komunën e Vushtrrisë, sot kanë vendosur gurthemelin e objektit të Qëndrimit Ditor për të moshuar dhe kuzhinës humanitare për familjet skamnore.
Kastrati tha se ky projekt është me standarde të larta dhe do të jetë në shërbim të të moshuarve.
“Ne sot po e nisim më të dashurit tonë për këtë projekt me shpresën që do të qetësohet, do të thotë shpirtërore për të kaluar në këtë objekt” standardi i mirë”, u shpreh Kastrati.
Edhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e vlerësoi të rëndësishëm projektin në fjalë, teksa falënderoi Kastratin për angazhimin e vazhdueshëm për ndihmë qytetarëve të kësaj komune.
Ky projekt do të ndërtohet në një hapësirë prej më shumë se 2 hektarësh, ndërsa kap koston e rreth 1 milion eurove.
Drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati paralajmëroi projekte të tilla edhe në qytete të tjera të vendit./InLajmi/