Një person është ther me thikë mbrëmë në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.
“Raportohet se pas një mos marrëveshje ka ardhur deri te përleshja në mes 3 të dyshuarve meshkuj kosovar, ku njëri nga ta është therur me thikë. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Sipas raportit thika e cila është përdorur në rast, është konfiskuar, shkruan EO.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, 2 nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.