Në “sirtarin” e Gjykatësit Francez të Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou po qëndrojnë ende kërkesat e avokatëve të krerëve të UÇK-së për lirim nga paraburgimi.
Të gjitha këto kërkesa përmbajnë në vete edhe garancën e Policisë së Kosovës, e cila është konfidenciale dhe për shkak të përmbajtjes së saj të ndjeshme nuk pritet të publikohet.
Përveç garancës nga Policia, mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë të ditur se një të tillë e ka marrë edhe nga dy shtete të treta, të cilat janë anëtare të NATO-s.
Policia e Kosovës fillimisht nuk kishte dhënë garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së, gjë që kishte çuar në refuzimin e lirimit të tyre nga paraburgimi.
Më pastaj, gjykatësi paraprak kishtë dhënë urdhër Policisë që të dërgojë letër të detajuar mbi aftësitë e saja operacionale për të mbikqyrur kushtet e arrestit shtëpiak.
Siç është bërë e ditur në parashtresat e avokatit të Selimit, David Young, kërkesa në fjalë e gjyqtarit paraprak përmbante 46 pyetje.
“Në fillim, përkundër paralajmërimit të saj të mëparshëm, mbrojtja vë në dukje përpjekjet e ZPS-së për të veçuar përgjigjen e PK-së dhe për të identifikuar aspekte të veçanta të përgjigjeve të detajuara ndaj 46 pyetjeve të parashtruara nga gjyqtari i procedurës paraprake për të minuar besimin në kapacitetin e PK-së për të zbatuar kushtet e lirimit të përkohshëm sikur një përgjigje jo e plotë mjafton për të garantuar vazhdimin e paraburgimit të z. Selimi. Gjyqtari i procedurës paraprake nuk duhet të bjerë në këtë kurth”, thuhet në parashtresë.
Pavarësisht se Policia e Kosovës i është përgjigjur detajisht këtyre pyetjeve, Zyra e Prokurorit të Specializuar me në krye Jack Smith po e konsideron të “pamjaftueshme” përgjigjen dhe po konsideron se Policia nuk ka kapacitete për të mbikqyrur efektshëm lirimin e krerëve të UÇK-së.
Komente të tilla të ZPS-së janë quajtur “shpifje” dhe “trillime” nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
“Së fundi, mbrojtja vë në dukje shpifjet e përgjithshme të ZPS-së kundër forcës së saj policore. Ai pretendon se “Kosova ende nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme” dhe se “dështimet e vazhdueshme të Kosovës tregojnë një paaftësi të thjeshtë për të zbatuar masa të mjaftueshme”. SPO vë në pikëpyetje sinqeritetin e PK-së në përgjigjet e saj dhe “vetëkuptimin e PK-së për rreziqet dhe masat e nevojshme, e lëre më aftësinë e saj për të ekzekutuar masa të tilla.” Ajo(ZPS) akuzon në mënyrë të nënkuptuar policinë për bashkëpunim me mbrojtjen dhe ky është një sulm i jashtëzakonshëm i ZPS-së ndaj forcave të saj policore”, ka thënë avokati Emmerson na parashtresat e tij.
Avokati i Veselit: Prokuroria e Speciales po e sulmon dhe po shpif ndaj Policisë së Kosovës
Ndërkaq, avokati i Selimit, David Young, ka thënë se ZPS po e trajton Kosovën si një vend të “Perëndimit të Egër”, ku oficerët e Policisë mund të blihen e shiten si kriptovalutat.
“ZPS sugjeron se Kosova është një shtet kufitar pa ligj, i ngjashëm me perëndimin e egër, ku oficerët e policisë mund të blihen dhe shiten si kriptovaluta. Përderisa një gjendje kaq e rëndë do të reflektonte keq në kohën dhe përpjekjet e dislokuara nga UNMIK-u, EULEX-i dhe OSBE-ja në trajnimin e Policisë së Kosovës gjatë dy dekadave të fundit, ai gjithashtu tregon mungesën e mirëkuptimit të shfaqur nga ZPS për realitetin e situatës në Kosovë”, thuhet në parashtresën e Young.
Avokati i Selimit “shpërthen” ndaj Prokurorisë: Po sugjeron se policët mund të blihen e shiten si kriptovaluta
E ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi është bërë e ditur se ka shprehur gatishmërinë e tij që të heq dorë nga të drejtat e tij kushtetuese në atë formë që Gjyqtari Paraprak të sjellë kushtet që ai mendon se minojnë rrezikun e lirimit nga paraburgimi në masën e arrestit shtëpiak, shkruan tutje lajmi.net.
Thaçi pranon të heq dorë nga të drejtat e tij për të siguruar arrestin shtëpiak
Në lidhje me këtë kërkesë pritet të marrë një vendim së shpejti gjyqtari paraprak.
Ndërkaq më pas, vendimi i gjyqtarit siç rëndom ndodhë do të kalojë edhe përmes Apelit, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së është caktuar më 15 dhjetor.