Ministria e Shëndetësisë e Izraelit të premten tha se ka konfirmuar 7 raste me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, duke shkaktuar frikë për rritje të mundshme të numrit të infeksioneve.
4 raste janë persona të pavaksinuar, që janë kthyer së fundi nga Afrika Jugore.
3 të infektuarit tjerë janë 2 të kthyer nga Afrika Jugore dhe nga Britania, të cilët i kanë marrë 2 dozat e vaksinës dhe nga një dozë shtesë të vaksinës së kompanisë “Pfizer”.
Personi i 3 ishte kthyer nga Malavi dhe e ka marrë vaksinën e AstraZeneca-s. Izraeli u bë njëri ndër shtetet e para që i ka mbyllur kufijtë për të huajt pas zbulimit të rastit të parë me variantin Omicron javën e kaluar.
Izraelitët që ndodhen jashtë vendit mund të kthehen në atdhe
Ministria e Shëndetësisë tha se ka dyshim të lartë se edhe 27 raste tjera janë me variantin e ri të koronavirusit.
8 prej tyre janë individë që as nuk kanë udhëtuar jashtë vendit, as nuk kanë qenë në kontakt me të ardhurit së fundi, që kanë dalë pozitivë me Omicron.
Të enjten, Kryeministri Naftali Bennett draftoi një grup të ri të masave kufizuese për ta luftuar përhapjen e variantit Omicron, shkruan Associated Press.
Në mesin e masave përfshihet edhe dënimi prej gati 800 dollarësh për izraelitët që kthehen nga vendet e huaja e që nuk bëjnë një test të 2 PCR, përcjell Gazeta Express
Shteti me mbi 9 milionë banorë deri më tani ka shënuar rreth 8.200 të vdekur nga koronavirusi. Shumica e popullsisë ose mbi 6.3 milionë banorë e kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës së kompanisë “Pfizer”