Trekëndëshi i famshëm Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ka qenë në fokus ditëve të fundit, duke u komentuar pafund në rrjetet sociale si nga publiku ashtu edhe nga persona të famshëm.
Pas një histori të bukur dashurie mes prezantuese së njohur Bora dhe Donaldit, ky i fundi nisi një tjetër lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dhe atë pa dhënë një sqarim për raportin që kishte lënë në gjysmë jashtë shtëpisë së famshme, shkruan Telegrafi.
Një reagim lidhur me gjithë këtë histori ka ardhur nga këngëtarja, Fjolla Morina, e cila përmes postimeve në InstaStory i ka dalë në mbrojtje Beatrix, teksa i tha që të mos ta lëshonte Donaldin.