Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.563, derisa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Po ashtu, sot në Kosovë, janë shëruar 4 persona nga koronavirusin, ndërsa fatmirësisht as sot nuk ka asnjë të vdekur nga ky virus.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 324.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.
Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.
Në total numri i rasteve aktive është 324./InLajmi/