Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë te nënkalimi të Santa ka ndodhur një përleshje fizike mes disa persona, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë, Agro Borovci ka bërë t ditur për Gazetën InLajmi se duke u bazuar në të dhënat e para, në këtë përleshje ka mbetur i lënduar një person, nga një mjet i mprehtë, ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Borovci ka treguar se janë arrestuar 2 persona të dyshuar.
“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar 2 persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/
















