Ka shkuar mbi 782 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas universitetit John Hopkins, me 1.856 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 782.106.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 48,56 milionë, me 135.238 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,08 milionë raste të konfirmuara dhe 74.561 të vdekur, përcjell TCH.
Në SHBA deri më tani mbi 233,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 197,4 milionë dozën e 2-të dhe mbi 42 milionë kanë marrë 3 doza.