Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirusit, brenda 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811. Në total numri i rasteve aktive është 320. /InLajmi/