Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, transmeton InLajmi.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë telefonat me Escobar është bisedua për stabiliteti dhe siguria në rajon deri tek dialogu me Serbinë.
Kujtojmë se Kurtin edhe më 19 nëntori ka bisedua me Escobar për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në njohje reciproke.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. /InLajmi/