Kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se kanë bërë 35 familje me shtëpi banimi të reja, përcjell InLajmi.
Kastrati ka thënë se nuk ka krenari më të madhe se sa pikërisht në këto ditë të ftohta po gëzojmë këto familje.
Tutje ai familjeve përfituese iu ka uruar shëndet e jetë të qetë në këto banesa modern.
Postimi i plotë i tij:
Jam tejet i lumtur dhe emocional që sot i bëmë me shtëpi banimi 35 familje të komunës sonë, që u përkasin kategorive që ballafaqohen me kushte të rënda ekonomike e sociale, dhe fatkeqësisht të pa strehë.
Nuk ka krenari më të madhe se sa, pikërisht në këto ditë të ftohta po gëzojmë këto familje me këtë projekt kaq madhor, që është nisur në kohën e ish zëvendëskryeministrit, z. Fatmir Limaj dhe ish kryetarit Ragip Begaj, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.
Familjeve përfituese ju uroj shëndet e jetë të qetë në këto banesa moderne, të cilat janë ndërtuar falë bashkëpunimit e bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale./InLajmi/