Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj i është mirënjohës kancelares Angela Merkel për mbështetjen që i ofroi Kosovës.
Haradinaj ka shkruar se për 16 vite të karrierës së saj, Angela Merkel I ka qëndruar pranë Kosovës.
“Angela Merkel për 16 vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj. Angela Merkel për 16 vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju./InLajmi/