Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuara ka thënë se personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se me duhet të ndihmojmë në realizimin e ëndërrave të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Sot kur shënohet Dita e Personave më Aftësi të Kufizuara, ne kemi vetëm edhe një motiv shtesë për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.
Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
Ata kanë nevojë për sa më shumë dashuri, më shumë kushte, më shumë mundësi.
Ata kanë ëndrra si të gjithë të tjerët, e ne duhet të ndihmojmë në realizimin e tyre./InLajmi/