Gjermania po kalon nëpër një moment të keq sa i përket pandemisë së koronavirusit.
Numrat e të infektuarve me virusin janë rritur ndjeshëm kohëve të fundit dhe shteti ka marrë masa të reja, masa që kanë prekur edhe futbollin.
Qeveria gjermane ka vendosur që në stadiumet e futbollit mos të ketë më shumë se 15.000 tifozë.
Kjo ka prekur jashtëzakonisht shumë klubet e mëdha që kanë stadiume më të mëdha se sa 30.000 tifozë.
Borussia Dortmund është njëra nga skuadrat që stadiumi i tyre thuajse gjithmonë është i stërmbushur dhe kishin shitur më shumë se 50.000 bileta për ndeshjen derbi ndaj Bayern Munich.
Por me tu futur në fuqi masat e reja, Dortmund është detyruar që t’ia rikthejë paratë tifozëve që kanë blerë biletat më vonë, përcjell Telegrafi.
Kësisoj në derbin e madh të Bundesligas, në Signal Iduna Park do të jenë vetëm 15.000 tifozë. Këto masa pritet të jenë në fuqi së paku deri në fund të këtij viti.