Mbretëria e Bashkuar ka raportuar më shumë se 50.000 raste të reja me COVID-19 për të 2-tën ditë radhazi.
Sipas të dhënave zyrtare, 50.584 infeksione të tjera janë regjistruar në 24-orët e fundit, shkruan Sky News.
Gjatë së enjtes, u raportuan 53.945 raste të reja shifra më e lartë ditore që nga mesi i korrikut, transmeton Klankosova.tv.
Të dhënat tregojnë se 143 persona kanë vdekur brenda 28 ditëve nga COVID-19.