Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë e Lartë, përcjell InLajmi.
Nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi se në këtë vetë aksident është lënduar vozitësi i kamionit.
“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë 03.12.2021, rreth orës 17:35, në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetë aksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka bërë të ditur zyra për informim. /InLajmi/