Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej nga 1.162 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 13 raste pozitive, përcjellë InLajmi.
Ndërsa 9 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820, derisa në total numri i rasteve aktive është 324
Ndryshe, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.
Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2.
Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820.
Në total numri i rasteve aktive është 324. /InLajmi/