Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e ditës së mërkurë rreth orës 22:40 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi, detaje rreth rastit ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Fadil Gashi i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pavlan, ku një veturë është vetaksidentuar dhe në këtë rast 3 persona kanë pësuar lëndime.
“Rreth orës 22:40 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në fshatin Pavlan, një veturë është vetaksidentuar. 3 persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/