Punëtorët shëndetësorë kanë vazhduar edhe sot protestën para Administratës Qendrore të QKUK-së, raporton InLajmi.
Kjo protestë ka ardhur si rezultat i mospërgjigjes ndaj kërkesave për Ligjin e Pagave nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveris së Kosovës.
Specializanti i Gjikologjisë, Nol Smajli, ka thënë se kërkesat e tyre janë bazike dhe të realizueshme.
Smajli ka thënë se nga Kosova kanë bërë kërkesë për tu larguar 150 mjekë dhe se 167 specializantë veç se janë në proces të ikjes.
“Po kemi probleme të shumta, diskriminime të shumta. Jemi drejtuar qe një vit me kërkesa të ndryshme ndaj Qeverisë me na zgjidh këto probleme. 600 specializantë me vetë financim kërkojmë kalim të rregullt, paga të rregullta dhe problemi është që kujdestaritë nuk po na paguhen”.
“Ne tash e 8 muaj marrim subvencione dha kanë disfavore dhe nuk paguhen Covid -shtesat. Mbajnë kujdestari pa pagesë. Diskriminim është te gratë shtatzëna të cilat nuk paguhen me 70% të pagës. Kanë qenë në përjashtim edhe kolegët tanë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Na e dimë trendin e ikjes së mjekëve 150 mjekë drejt perëndimit. 167 specializantë janë në proces ikjes për jetë ma të mirë. Na jena e ardhmja e sistemit shëndetësor, dhe duhet me përqendruar fokusin te ne me i dëgju hallet tona Shteti i Kosovës duhet neve me na pas prioritet sepse ka me pas mungesë specialistëve. Është momenti i fundit kur duhet me reflektu shteti. Ne do të insistojmë përndryshe janë shumë arsye pse po ikin kolegët”. /InLajmi/