Ministria e Arsimit dhe e Sportit, në Shqipëri, ka nxjerrë udhëzimin që ndalon personat me vepra penale ndaj të miturve, që të aplikojnë dhe konkurrojnë për mësues, përcjell InLajmi.
Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, thuhet se nuk mund të aplikojnë për konkurrim për të punuar si mësues, pavarësisht faktit të rehabilitimit, të gjithë personat që:
a) janë dëmtuar nga gjykata me vendim të prerë për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve.
b) janë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale që lidhet me instutucionet arsimore.
Në udhëzim bëhet e ditur se ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Qendra e Sherbimeve Arsimore, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Qendra Ndërinstitucionale e Rjetit Akademik Shqiptar. /InLajmi/