Një bombolë gazi ka shpërthyer në një shtëpi rreth orës 14:45 në rrugën“Shaip Kamberi” në Prishtinë.
Nga shpërthimi i bombolës e cila ka qenë e shfrytëzuar për nevoja familjare, ka marrë lëndime serioze në grua.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Ai bëri të ditur se janë shkaktuar edhe dëme të mëdha në dhomën ku ka shpërthyer bombola, përcjell IndeksOnline.
“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, tha ai.