Rasti i parë i variantit të ri të koronavirusit, Omicron është zbuluar sot në Kaliforni, tha Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.
Personi në fjalë, i infektuar me variantin e ri të Covid-19 ishte kthyer nga Afrika e Jugut në SHBA më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv 7 ditë më vonë, shtoi Fauci.
Sipas Faucit, personi i cili ishte i vaksinuar kundër koronavirusit me vetëm 2 doza të vaksinës kishte simptoma të lehta dhe ishte vetizoluar derisa personat me të cilët ishte në kontakt, të gjithë rezultuan negativ.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën, shkruan Euronews.
Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSH-ja tha se varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone.