Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer 1.398 testime, ku 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin koronavirus, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801. Në total numri i rasteve aktive është 314. /InLajmi/