Analistja e njohur kosovare, Kimete Berisha ka thënë se Serbia po e ndanë Vetëvendosjen, duke theksuar se Fitore Pacolli u lejua të hyjë në Shabac ndërsa Arbërie Nagvci nuk u lejua të hyjë në Preshevë, përcjell InLajmi.
Berisha ka thënë gjithashtu se Fitore Pacolli nga radhët e Vetëvendosjes, u prit aq ngrohtë nga Shumadia, saqë iu lejua edhe të ankohet.
Postimi i plotë i saj:
Serbia po e ndan Vetëvendosjen!
Serbia e lejoi Fitore Pacollin të hyjë në Shabac, por nuk e lejoi Arbërie Nagavcin të hyjë në Preshevë.
Serbia po e ndan Vetëvendosjen. Po i zgjedh njerëzit e Vetëvendosjes, si zhelet e përdorura, me vegëza të dala…
ky bën-ky s’bën!
Fitorja për Serbinë-bën!
Fitore Pacolli iu ‘ankua’ serbëve nē Shabac të Shumadisë se ‘pse nuk i keni lejuar kolegët e mij tē shkojnë në Preshevë’…
e mua më keni lejuar të vijë në Shabac.
‘A jam unë më e mirë se ata, a më e keqe’!
Fitorja u përqafua në gjirin e Shumadisë aq ngrohtë sa Shumadia ia dha të drejtën edhe të ankohet!
Se s’ka logjikë!
Pse Serbia i lejoi paret e qeverisë Kurti të deponohen në bankat e saj (për nevojat e kryetares së Preshevës), por nuk i lejoi njerëzit e qeverisë Kurti të hyjnë në Preshevë.
Serbia e Vuçiqit e lejoi Liburn Aliun ta vizitoj Beogradin, por nuk e lejoi ta vizitoj vendlindjen e tij – Medvegjën!
Patriotizëm i paparë!
Ti vendos vet ‘A është më patriote Arbëria që nuk e lejoi Vuçiqi të hyjë në Preshevë, apo Fitorja që e shkel Shabacin, si shumadiski rokenroll’!
A është më patriot Liburn Aliu kur u lejua të bëj marrëveshje me serbët në Beograd, apo kur nuk u lejua t’i vizitojë arat e Medvegjës!
Serbia po tallet me Vetëvendosjen si me palaçot!
P.S. Fitore Pacolli e lavdëroi shumë kolegen e saj serbe në Shabac të Serbisë dhe e cilësoi si grua shumë të suksesshme.
Pasi u kthye nga Shabaci, i ftoi bandën e grupit paramilitar të VV-së ‘me kryeministrin’, që t’i ri-linçojnē shqiptarët.
Nuk i ftoi t’i linçojnë serbët!
Të ishte veç idiote, hajt, por është edhe kaq bajate…/InLajmi/