KFOR-i, në shenjë nderi për humbjen e ish-gjeneralit Klaus Reinhardt, kanë ulur flamurin e tyre me në gjysmështizë, përcjell InLajmi.
‘’Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë’’, thuhet në postimin e tyre.
Gjenerali Reinhardt komandoi për KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.
Postimi i plotë nga KFOR-i:
Me zemër të rëndë përshëndesim dhe ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit të tij, gjeneral Dr. Klaus REINDHARDT.
Gjenerali REINHARDT komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.
Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë.
U prefsh ne paqe Gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë./InLajmi/