Kanë kaluar 6-të ditë nga vrasja makaber që ka ndodhur në Gollgjan të Deçanit, ku 3 persona kanë mbetur të vdekur, shkruan InLajmi.
Rreth orës 19:00 të datës së 26 nëntorit një person ka shtën në një autobus i cili ishte duke udhëtuar nga Gjakova për në Gllogjan me nxënës të shkollava të mesme, ku në këtë ngjarje tragjike kanë mbetur të vdekur shoferi dhe 2 nxënës.
Pavarësisht interventimeve të shpejta nga Policia e Kosovës është nuk është kapur autori i kësaj vrasje të trefishtë.
Drejtori i Policisë së Kosovës në naten e kombshme të së premtes ka bërë të ditur se për shkak të motit të ligë nuk kanë arritur që të gjejnë as gjurmë për këtë rast.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje dorasit që të dorëzohet.
Nga ana tjetër kryeministri i vendit, Albin Kurti ka oferuar 20.000 mijë euro për personin i cili mund të jep informacione. /InLajmi/